KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Po tensionohet gjendja në Lindjen e Mesme – Houthit sulmojnë anijet cisterne  saudite

Po tensionohet gjendja në Lindjen e Mesme – Houthit sulmojnë anijet cisterne  saudite

Rebelët Houthi të Jemenit kanë sulmuar me raketa dhe dronë dy cisterna saudite të naftës në Detin e Kuq, duke deklaruar se veprimi ishte kundërpërgjigje ndaj bllokadës së aeroporteve dhe porteve në zonat që kontrollojnë. Sipas tyre, sulmi është pjesë e strategjisë së “bllokadës për bllokadë”.

Autoritetet saudite konfirmuan se njëra nga cisternat u godit dhe mori flakë, por njoftuan se ekuipazhi është i sigurt.

Edhe Agjencia Britanike për Sigurinë Detare raportoi incidentin dhe tha se zjarri në anije po vihej nën kontroll.

Përshkallëzimi i ri vjen pas bombardimit të aeroportit të Sanaas nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite, për të cilin Huthit pretendojnë se ishte shkaku i hakmarrjes së tyre. Ata kërkojnë heqjen e embargos ndaj porteve dhe aeroportit të Sanaas.

Sulmet rrezikojnë sigurinë e lundrimit në Detin e Kuq, ndërsa disa anije janë detyruar të ndryshojnë itinerarin. Kjo shton pasigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë.

Ekspertët paralajmërojnë se, me Ngushticën e Hormuzit tashmë të prekur nga tensionet rajonale, çdo bllokim i rrugës detare Bab al-Mandeb mund të ndikojë ndjeshëm në furnizimin global me naftë dhe gaz, duke shkaktuar rritje të çmimeve dhe paqëndrueshmëri në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.