KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Zjarre edhe në Francë – publikohen pamjet dramatike

Zjarre edhe në Francë – publikohen pamjet dramatike

Temperaturat disi më të ulëta dhe era më e dobët në Francë kanë ndihmuar përpjekjet e zjarrfikësve në luftën kundër një zjarri pyjor që ka përfshirë 2.500 hektarë në departamentin juglindor Var.

Zjarri ka dëmtuar dhjetëra shtëpi dhe ka detyruar rreth 400 banorë të evakuohen, njoftuan autoritetet lokale.

Në orën 07:00 të mëngjesit, helikopterët vazhdonin të hidhnin ujë mbi vatrat e zjarrit në Var, pasi flakët ende nuk janë vënë nën kontroll.

“Situata ishte shumë serioze. Rreth 1.100 zjarrfikës luftuan me flakët gjatë gjithë natës”, tha William Vogl, komandant dhe zëdhënës i shërbimit zjarrfikës të Varit, për radion RMC.

Ai shtoi se zjarri ende nuk është shuar, por pritet që kushtet e erës gjatë së mërkurës të jenë më të favorshme për ndërhyrje.

Një tjetër zjarr i madh po digjej edhe në Alpet e Larta, në juglindje të Francës, në departamentin piktoresk të vendosur në rajonin Provansë-Alpe-Bregu i Kaltër (Provence-Alpes-Côte d’Azur). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.