Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros

    January 3, 2026

    Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon

    January 3, 2026

    Barcelona rivalizon Bayern Munichun për talentin që po shkëlqen në Serie A

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros
    • Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon
    • Barcelona rivalizon Bayern Munichun për talentin që po shkëlqen në Serie A
    • Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar
    • Njohje po, anëtarësime jo – kritika për politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2025
    • Lepurushja e zgjuar troket në derën e dhomës kur dëshiron të socializohet
    • Kush mund ta drejtojë Venezuelën pas SHBA-së?
    • Big Brother VIP Albania nis me tension, largohet nga gara Armela sapo nis spektakli
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Këshilli ekonomik-social: Nuk ka marrëveshje për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale

    Këshilli ekonomik-social: Nuk ka marrëveshje për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale

    korrektpressBy korrektpressDecember 22, 2025 Qeveria e maqedonisë së veriut 3 Mins Read
    Këshilli ekonomik-social: Nuk ka marrëveshje për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale
    Këshilli ekonomik-social: Nuk ka marrëveshje për rritje të jashtëzakonshme të pagës minimale
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Siç edhe pritej, punëdhënësit dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk u morën vesh për rritjen e pagës minimale para harmonizimit ligjor në mars. Po ashtu, siç pritej, edhe Qeveria e përsëriti qëndrimin se është për një pagë minimale më të lartë, por vetëm nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord. Në LSM mungesa e zgjidhjes nuk u pëlqeu dhe paralajmëruan se nëse deri në Vitin e Ri nuk ka marrëveshje, do të ketë protesta.

    “Sot u paraqitëm me argumente, i rrëzuam të gjitha tezat e deritanishme të punëdhënësve, si dhe të përfaqësuesve të qeverisë. Megjithatë, këto argumente për ta nuk ishin të mjaftueshme, as anketa që e realizoi LSM me 1.600 të anketuar nuk ishte një mostër përfaqësuese. Fakti që hapen më shumë kompani sesa që mbyllen me rritjen e pagës minimale, nuk është i mjaftueshëm. Fakti që rritet numri i të punësuarve, ndërsa zvogëlohet numri i të papunëve, gjithashtu nuk është i mjaftueshëm”, tha Slobodan Trendafilov – kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

    Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi thotë se në Këshillin ekonomik-social janë paraqitur të gjitha argumentet pro dhe kundër një page minimale më të lartë. LSM thotë se ajo është më e ulëta në rajon, ndërsa Durmishi se jemi më mirë se Bullgaria dhe Turqia. Por, punëdhënësit kanë prezantuar të dhëna se profitabiliteti i kompanive vendore sillet nga 2 deri në 5 për qind dhe se nuk mund të rritet paga minimale. Sipas disa përllogaritjeve, nëse kompanitë heqin dorë nga profiti, respektivisht të punojnë pa fitim, paga do të ishte diçka mbi një mijë euro.

    “Sipas indikatorëve tanë, në këto kushte ekonomike nuk ka arsyetim për rritje intervenuese të pagës minimale para harmonizimit të rregullt në muajin mars, i cili është i përcaktuar qartë me Ligj dhe që do të jetë ndërmjet 1.500 deri në 2.000 denarë. Më saktë do ta dimë pas Vitit të Ri, kur do t’i kemi të gjitha të dhënat dhe përllogaritjet do të tregojnë saktësisht se sa do të jetë paga minimale, respektivisht nga muaji mars kur do të harmonizohet”, theksoi minsitri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

    Por, janë paraqitur edhe ide të tjera, ndër to edhe që paga minimale të rritet, por kontributet për rritjen për një periudhë të caktuar t’i paguajë qeveria.

    “Një nga propozimet e Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë në kuadër të Ligjit për Marrëdhënie Pune është që të zgjerohet negocimi kolektiv, me ç’rast të përfshihet edhe paga minimale, veçanërisht në sektorë të caktuar. Propozimi ynë është se me negocimin e pagës minimale në sektorë të caktuar mund të zvogëlohen edhe keqpërdorimet, kështu që topi është mes sindikatave dhe punëdhënësve”, u shpreh Mile Boshkov – Konfederata e Biznesit të Maqedonisë.

    Nga LSM i akuzuan sindikatat e tjera se e kanë mbrojtur Qeverinë dhe punëdhënësit dhe për këtë arsye i thirrën të gjithë punëtorët që të japin mbështetje për hapat e ardhshëm të kësaj sindikate./TV21/

    TË TJERA

    E konfirmon ADN-ja, Stiven Ivanovski në mes viktimave në Crans-Montana

    Mickoski: Shkalla e varfërisë në Maqedoni po zvogëlohet

    Bekim Sali emërohet zëvendëskryeministër i parë

    Qeveria miratoi Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike

    Mickoski: Si qeveri, jemi pro rritjes së pagës minimale në vend

    Të dhënat e raportit të Avokatit të Popullit tregojnë se përfaqësimi i shqiptarëve gjatë vitit 2024 është rritur për 0,6%

    LSDM: Buxhetit të shtetit i mungojnë rreth 1 miliardë euro, por qeveria po shpenzon para për tendera të dyshimtë

    LEXO GJITHASHTU

    Gjenerali amerikan tregon se si u zhvillua operacioni sekret për kapjen e Maduros

    January 3, 2026

    Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë – si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon

    January 3, 2026

    Barcelona rivalizon Bayern Munichun për talentin që po shkëlqen në Serie A

    January 3, 2026

    Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar

    January 3, 2026
    TË TJERA

    Njohje po, anëtarësime jo – kritika për politikën e jashtme të Kosovës në vitin 2025

    January 3, 2026

    Lepurushja e zgjuar troket në derën e dhomës kur dëshiron të socializohet

    January 3, 2026

    Kush mund ta drejtojë Venezuelën pas SHBA-së?

    January 3, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.