MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk i cili është kapur me dokumente të falsifikuar për një automjet të cilin e drejtonte.
“Më 21.07.2026 në orën 15:50 në Pikën Kufitare Deve Bair, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e privuan nga liria D.A. (37) nga Turqia, sepse gjatë kontrollit kufitar u vërtetua se i akuzuari kishte paraqitur karta jeshile të falsifikuara për një kamion “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, me të cilin udhëtonte.
Prokurori publik është njoftuar për incidentin dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/
