KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të ujit

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të ujit

Kompania e ujësjellësit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të Komunës së Vushtrrisë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në zonat Lumi i Madh, Vërnicë dhe Reznik, ndërsa ndërhyrje në rrjetin e kanalizimit janë planifikuar në rrugët “Marin Barleti”, “Lumni Surdulli”, “Hamit Hyseni” dhe “Idriz Kurti”.

Kompania ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët në zonat e prekura.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet plotësisht.

Nga kompania është kërkuar mirëkuptimi i qytetarëve, duke theksuar se intervenimet janë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe funksionimin e qëndrueshëm të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.