KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona lëndohen nga thyerja e xhamave – pema e rrëzuar dëmton veturat

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona lëndohen nga thyerja e xhamave – pema e rrëzuar dëmton veturat

Stuhia nuk la pa prekur edhe qytetin bregdetar. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.

Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.

Sipas informacioneve nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të plagosur nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.

Pas ndihmës të marrë në spital janë larguar në banesat e tyre.

Sipas videove të marra në terren vihet re se janë krijuar shumë dëme. Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar. Njëherazi bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar. /Euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.