KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, publikohen rrugët alternative

Mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, publikohen rrugët alternative

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 22 korriku do të mbyllet përkohësisht për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, segmenti që do të jetë i mbyllur për pesë ditë shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që, për të shmangur vonesat në komunikacion, të shfrytëzojnë rrugët alternative të përcaktuara gjatë kohës së zhvillimit të punimeve.

Rrugët alternative të rekomanduara janë: rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”, Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”, rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se kufizimi i përkohshëm i qarkullimit është i nevojshëm për realizimin e punimeve në këtë segment rrugor. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.