KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Droni ukrainas godet kamionët rusë – publikohen pamjet dramatike

Droni ukrainas godet kamionët rusë – publikohen pamjet dramatike

Një sulm me dron ukrainas ka goditur një kolonë kamionësh rusë në korridorin tokësor që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së kontrollit Chongar, në autostradën federale ruse R-280 “Novorossiya”, një nga rrugët kryesore të furnizimit drejt gadishullit të Krimesë.

Në pamjet e publikuara shihet një shpërthim i fuqishëm që godet disa automjete të përdorura nga forcat ruse. Nuk janë bërë të ditura detaje për dëmet apo viktimat nga ky sulm.

Ky sulm vjen në një kohë kur autoritetet ruse vazhdojnë të kryejnë kontrolle të gjata të automjeteve në pikat hyrëse dhe dalëse të Krimesë së pushtuar.

Këto kontrolle kanë shkaktuar kolona të gjata trafiku, duke krijuar situata që, sipas palës ukrainase, i bëjnë automjetet objektiva më të lehta për sulme me dronë.

Korridori tokësor drejt Krimesë është një arterie e rëndësishme logjistike për forcat ruse, veçanërisht për furnizimet dhe lëvizjen e pajisjeve ushtarake. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.