KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Prodhuesi gjerman prezantoi motorin me tetë cilindra dhe performancë të jashtëzakonshme

Prodhuesi gjerman prezantoi motorin me tetë cilindra dhe performancë të jashtëzakonshme

Prodhuesi gjerman i automjeteve, RUF ka prezantuar një nga motorët më të pazakontë në industrinë moderne të automobilave: një motor bokser me tetë cilindra, i cili zhvillon më shumë se 1000 kuaj/fuqi.

Motori i ri, i quajtur RUF Boxer 8, është një njësi me vëllim 4.8 litra, me dy turbina (biturbo), e zhvilluar tërësisht nga kompania gjermane. Ai prodhon mbi 1000 kuaj/fuqi dhe rreth 1000 Nm çift rrotullues.

Motorët bokser janë të njohur për vendosjen horizontale të cilindrave, ku pistonët lëvizin në drejtime të kundërta, duke krijuar një ekuilibër të mirë dhe qendër më të ulët të gravitetit.

Megjithatë, një konfigurim me tetë cilindra bokser është jashtëzakonisht i rrallë dhe pothuajse nuk është përdorur në automjete të prodhimit.

RUF e ka montuar këtë motor në një prototip të bazuar në modelin CTR3, i cili është zgjatur për të krijuar hapësirë për motorin e ri. Fuqia transmetohet përmes një ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi, duke ruajtur një përvojë tradicionale sportive në një kohë kur shumica e prodhuesve po kalojnë drejt elektrifikimit dhe sistemeve hibride.

Sipas kompanisë, Boxer 8 nuk është ende një motor për prodhim masiv, por një platformë testimi për teknologji që mund të përdoren në modelet e ardhshme të RUF. Prototipi u prezantua në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood, ku tregoi potencialin e tij si një nga projektet më ekstreme të industrisë së automobilave.

Ky projekt është veçanërisht interesant sepse vjen në një periudhë kur industria po largohet nga motorët me djegie të brendshme. RUF ka zgjedhur një rrugë tjetër: të zhvillojë një motor unik me benzinë, me fuqi mbi 1000 kuaj/fuqi dhe karakter të veçantë mekanik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.