Pamje të siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur erërat e forta kanë shkëputur dhe kanë hedhur në ajër një pjesë të kulmit të një objekti.
Deri me tani nuk është raportuaar
Stuhia shkakton dëme në Suharekë dhe fshatrat përreth, Muharremaj apelon për kujdes
Stuhia e fortë që ka përfshirë pasditen e së hënës komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme materiale në qytet dhe në disa fshatra përreth.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një reagimi u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj.
Ai nuk ka dhënë detaje mbi shkallën e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Ndërkohë, nga komuna pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë.
