KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së ka vlerësuar se këto veprime “duken të papajtueshme me ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka mirëpritur vendimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga radhët e komunitetit serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre, duke rikujtuar se vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mundësojnë riintegrimin e personelit gjyqësor serb.

Sipas Brukselit, riintegrimi duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian ka theksuar se, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, vendi është një shoqëri shumetnike e ndërtuar mbi parimin e sundimit të ligjit, ndërsa sistemi i drejtësisë duhet të reflektojë diversitetin etnik të shoqërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.