Stuhia e fortë që ka përfshirë pasditen e së hënës komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme materiale në qytet dhe në disa fshatra përreth.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili përmes një reagimi u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj.
Ai nuk ka dhënë detaje mbi shkallën e dëmeve apo nëse ka persona të lënduar.
Ndërkohë, autoritetet lokale pritet të dalin në terren për të vlerësuar situatën dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë.
