KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, më konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar – tejkalimin e kompetencave dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar, sot është arrestuar një person.

Siç thuhet në njoftim sipas të dhënave fillestare, hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari me inicialet N.M, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.

“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.