KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Aksioni i Ibër-Lepencit, dy nga 11 vilat e rrëzuara dyshohet se i takojnë kryesuesit të Asamblesë në Komunën e Mitrovicës së Veriu

Aksioni i Ibër-Lepencit, dy nga 11 vilat e rrëzuara dyshohet se i takojnë kryesuesit të Asamblesë në Komunën e Mitrovicës së Veriu

Aksioni i nisur sot në mëngjes për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit po vazhdon edhe më tej. Këto objekte janë ndërtuar në pronën që i përket ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.

Në mesin e objekteve që po rrënohen dyshohet se janë edhe dy vila të Ivan Zaporozhacit dhe vëllait të tij Sergejit.

Ivan Zaporozhac është kryesues i Asamblesë së Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nënkryetar i Listës Serbe.

Aksioni po zhvillohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, pas mosrespektimit të afatit të caktuar për lirimin e objekteve dhe largimin e inventarit personal. /rtk/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.