KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmoi policët me sprej dhe fizikisht në Vushtrri – arrestohet i dyshuari, do të vuajë 6 vjet burg

Sulmoi policët me sprej dhe fizikisht në Vushtrri – arrestohet i dyshuari, do të vuajë 6 vjet burg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri i cili dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

I njëjti ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës, dhe sipas njoftimit të policisë është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Arrestimi është realizuar pasi i dyshuari, gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ka përdorur sprej ndaj tyre dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e rastit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy sprej dhe dy thika.

Pas arrestimit dhe verifikimit të identitetit, ka rezultuar se i dyshuari ishte në kërkim me disa urdhëresa të Gjykatave për disa vepra të ndryshme penale ne territorin e Republikës e Kosovës.

“Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit fillimisht i është caktuar masa e ndalimit policor për veprat penale për të cilat dyshohet, ndërsa pas përfundimit të procedurave i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit, në bazë të urdhëresave gjyqësore, në kohëzgjatje prej gjashtë (6) vitesh”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.