KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes një person në Prishtinë, bie nga lartësia e një objekti

Vdes një person në Prishtinë, bie nga lartësia e një objekti

Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:00 pasi ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Siç thuhet në njoftim si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.