KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Muzeu i Mitrovicës hap dyert për bashkatdhetarët, ofron mundësi për të njohur trashëgiminë kulturore të qytetit

Muzeu i Mitrovicës hap dyert për bashkatdhetarët, ofron mundësi për të njohur trashëgiminë kulturore të qytetit

Muzeu i Qytetit të Mitrovicës ka ftuar bashkatdhetarët dhe të gjithë qytetarët që gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje të vizitojnë hapësirat muzeale dhe të njihen nga afër me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e këtij qyteti.

Përmes një njoftimi, Muzeu ka bërë të ditur se vizitorët kanë mundësi të eksplorojnë katër ekspozita të ndryshme, të cilat pasqyrojnë periudha të rëndësishme historike dhe elemente të veçanta të trashëgimisë kulturore të Mitrovicës.

Ndër ekspozitat e hapura për publikun është “Ekspozita e Fosileve”, e cila paraqet mbetje të shtazëve parahistorike dhe ofron një pasqyrë të historisë natyrore të zonës. Po ashtu, ekspozita “Mitrovica Neolitike” sjell para vizitorëve gjetje arkeologjike që dëshmojnë rrënjët e hershme të jetës dhe kulturës në këtë trevë.

Muzeu prezanton gjithashtu ekspozitën “Një Jetë në Gajtan”, e dedikuar për mjeshtërinë tradicionale dhe artin e punimit të gajtanit, si pjesë e trashëgimisë kulturore, ndërsa ekspozita “Vegëz” vë në pah punët artizanale dhe mjeshtëritë e grave të përcjella ndërbreza.

Nga Muzeu i Qytetit të Mitrovicës kanë bërë të ditur se hyrja për vizitorët është falas, duke i ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të zbuluar pasurinë historike dhe kulturore të Mitrovicës. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.