KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Pamje që tregojnë konfrontimin midis anijeve të marinës kineze dhe filipinase

Pamje që tregojnë konfrontimin midis anijeve të marinës kineze dhe filipinase

Filipinet kanë dënuar autoritetet kineze pasi u shfaq një video që duket se tregon një ekuipazh detar kinez duke goditur oficerët në bordin e një barke gome filipinase, e cila po përpiqej t’i shoqëronte ata larg.

Sipas Forcave të Armatosura Filipinase, një nga marinarët e saj pësoi një plagë të hapur në kokë 1.5 inç pasi u godit me një shkop gome, transmeton Telegrafi.

Ushtria publikoi një video që duket se tregon grindjen në Ayungin (Second Thomas) Shoal, një shkëmb nënujor i vendosur në Detin e Kinës Jugore, i cili ndodhet brenda Zonës Ekonomike Ekskluzive të Filipineve.

Roja Bregdetare e Kinës tha se ekuipazhi filipinas injoroi “paralajmërimet e saj të shumta dhe të përsëritura”.

Kinezët madje akuzuan ekuipazhin filipinas se i goditi dhe sulmoi oficerët detarë kinezë duke përdorur rrema, shkopinj të gjatë dhe mjete të tjera. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.