KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Po fshihet e vërteta për Gostivarin, Qeveria po ikën nga përgjegjësia

LSDM: Po fshihet e vërteta për Gostivarin, Qeveria po ikën nga përgjegjësia

LSDM sot akuzon partinë në pushtet OBRM-PDUKM-në se ka degraduar institucionet e vendit.

“A ka ndonjë që beson seriozisht te Mickoski?

A duhet t’i besojnë qytetarët një prokurorie për të cilën pak ditë më parë Komisioni Evropian publikoi një raport ku shprehet qartë ndikimi politik, pra ndikimi i Mickoskit mbi të?

A është kjo e njëjta prokurori që emëron Mickoski, që e thërret nga foltorja e Kuvendit, që i bën presion përmes medias dhe që e përdor për të urdhëruar përndjekje politike përmes telefonit?

Pse fshihen rezultatet e analizave të ujit në Gostivar?

Sepse e njëjta prokurori, me urdhër të Mickoskit, po i fsheh rezultatet sepse ato mund të çojnë në gjetje të reja dhe përgjegjësi të reja?

OBRM-PDUKM vazhdon të përpiqet ta reduktojë përgjegjësinë vetëm në “morale” dhe ta zhvendosë atë në nivel lokal, ndërsa institucionet që kontrollon vazhdojnë të heshtin dhe të fshehin informacionin.

Qytetarët e Gostivarit, dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë, meritojnë të dinë të gjithë të vërtetën dhe jo justifikime dhe përgjegjësi selektive që mbrojnë strukturën kriminale të qeverisë”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.