Kupa e Botës 2026 ishte edicioni i parë me 48 kombëtare, duke u zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Turneu përfshiu 104 ndeshje, më shumë se çdo Botëror i mëparshëm, ndërsa u shënuan 308 gola, duke vendosur rekord të ri për numrin e golave në një edicion të vetëm të Kupës së Botës.
Turneu kulmoi me finalen e madhe në MetLife Stadium në New Jersey, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 pas vazhdimeve. Heroi i finales ishte Ferran Torres, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 106-të dhe i siguroi “La Rojas” titullin e dytë të botës, 16 vjet pas triumfit historik në Afrikën e Jugut në vitin 2010.
Ky Kampionati Botëror solli rekorde, ndeshje spektakolare dhe ngriti në skenë disa prej futbollistëve më të mirë në planet.
Formacioni i publikuar nga Telegrafi Sport përmbledh në mënyrë ideale yjet që spikatën në këtë Botëror historik, ku Spanja u ngjit në majën e futbollit botëror, ndërsa emra si Kylian Mbappe, Lionel Messi, Erling Haaland dhe Jude Bellingham konfirmuan edhe një herë klasën e tyre botërore.
Në portë është portieri spanjoll Unai Simon, i cili fitoi “Dorezën e Artë”, ndërsa në mbrojtje bën pjesë, mbrojtësi i ri Pau Cubarsi, i cili u shpall “Lojtari më i Mirë i Ri” i kampionatit.
Paraqitje të jashtëzakonshme kishin edhe mbrojtësit e tjerë spanjollë si Pedro Porro, Aymeric Laporte dhe Marc Cucurella, që zënë vend në formacionin e Kampionatit Botëror. Kjo pasi Spanja pranoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut.
Një tjetër emër që shkëlqeu ishte Rodri, arkitekti i mesfushës së Spanjës, i cili u shpall “Lojtari më i Mirë i Botërorit” pas paraqitjeve fantastike gjatë gjithë turneut.
Në formacion më të avantazhuar në mesfushë janë edhe Jude Bellingham me 7 gola dhe 1 asistim dhe Michael Olise me 7 asistime, rekord për një event të tillë.
Ndërkohë, në krye të sulmit është Erling Haaland, lideri i Norvegjisë në një Botëror historik për skandinavët, duke shënuar 7 gola.
Në ekipin ideal nuk mungon as Lionel Messi, i cili në moshën 39-vjeçare udhëhoqi Argjentinën deri në finale, duke dëshmuar edhe një herë klasin e tij botëror. Ai kishte 8 gola dhe 4 asistime, i denjë për çmimin “Lojtar i turneut”.
Në mesin e yjeve spikat edhe Kylian Mbappe, i cili edhe pse Franca nuk arriti në finale, u shpall “Golashënuesi më i mirë” i turneut dhe fitoi Këpucën e Artë me 10 gola, duke hyrë në histori si lojtari i parë që e fiton këtë çmim në dy Kupa Bote të ndryshme.
Dominimi i Spanjës pasqyrohet edhe në formacionin ideal, ku plot gjashtë futbollistë spanjollë kanë gjetur vend.
Ky formacion përmbledh futbollistët që lanë gjurmën më të madhe në Botërorin 2026, një turne që do të mbahet mend për zgjerimin historik në 48 skuadra, numrin rekord të ndeshjeve dhe triumfin e Spanjës, e cila u rikthye në majën e futbollit botëror. /Telegrafi/
