Profesori Nikolla Panovski thotë se fakti që Prokuroria dhe autoritetet shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, i dinë rezultatet e ujit të testuar në Gostivar dhe nuk i zbulojnë ato është krim, sepse në këtë mënyrë, sipas profesorit, ata pengojnë qytetarët të trajtohen.
Sipas tij, shëndeti publik, dhe madje shëndeti i vetëm një personi, është më i rëndësishëm se çdo gjë.
“Është një krim. Imagjinoni një situatë: Një pacient është i shtrirë në spital me ndonjë helmim. Spitali nuk i ka bërë analizat sipas protokollit, por Prokuroria Publike dyshon për një shkak dhe urdhëron të bëhen analiza laboratorike. Pastaj Prokuroria Publike nuk u tregon mjekëve rezultatet sepse hetimi është duke vazhduar, pacienti vdes. Hetimi përfundon dhe rezulton se nëse mjekët do ta dinin shkakun, do t’i kishin dhënë pacientit ilaçin e duhur dhe do ta kishin shpëtuar. Çdo lidhje me ngjarjen në Gostivar është e qëllimshme”, thotë Panovski për “Sloboden Peçat”.
Ai thotë se është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë që nga viti 1973 dhe është hera e parë që dëgjon diçka të tillë që e quajti “budallallëk”./Telegrafi/
