KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tri vjedhje dhe 21 arrestime gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

Tri vjedhje dhe 21 arrestime gjatë një jave në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor mbi incidentet e regjistruara në këtë rajon, duke bërë të ditur se gjatë periudhës 13 dhe 19 korrik të këtij viti janë ndërmarrë një sërë veprimesh për parandalimin dhe trajtimin e rasteve kriminale.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 13 raste të vjedhjeve, prej të cilave: 11 raste kanë ndodhur në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, në rajonin e Ferizajt është raportuar 1 rast, i cili ka ndodhur në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë kësaj jave ka realizuar urdhëresa të gjykatave kompetente, ku janë arrestuar 21 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Nga Policia Rajonale e Ferizajt është bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë, duke raportuar çdo rast të dyshimtë dhe duke kontribuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.