SPB Tetovë njofton se në orët e hershme të ditës së sotme (20 korrik) në rrugën Tetovë – Jazhincë, në fshatin Poroj ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy persona.
“Më 20.07.2026 në ora 03:15 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, në fshatin Poroj të Tetovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.R. (55) nga fshati Sllatinë, dhe një automjeti të udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.N. (39) nga fshati Poroj. Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës”.
“Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.
LEXO:
- Spanja tallet keq me Ronaldon gjatë ceremonisë së festimit pas triumfit në Kupën e Botës
- Sulmoi policët me sprej dhe fizikisht në Vushtrri – arrestohet i dyshuari, do të vuajë 6 vjet burg
- “Peja jonë”, dedikimi muzikor i Granit Hysenit për qytetin e lindjes
- Selin Bollati zbulon dhuratën e madhe nga DJ Gimbo – një makinë ‘Audi’ si surprizë
- Vdes një person në Prishtinë, bie nga lartësia e një objekti
- Mbi 688 hektarë grurë të korrur në Kamenicë, procesi po vazhdon
- Dimitrieska-Koçoska: Në kushte të pasigurisë globale, ribalanci përforcon investimet kapitale dhe mbështet rritjen ekonomike
- Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
