KRU “Gjakova” ka njoftuar qytetarët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në interval kohor nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Sipas njoftimit, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në stacionet e pompave: Damjan, Dolë – Lipovec, Kusarë ,Ramamat – Muhader.
Ndërsa, për shkak të kësaj ndërprerjeje mund të ketë reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë në zonat e mbuluara nga këto stacione.
KRU “Gjakova” falenderonë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, për informacione shtesë do të njoftoheni përmes kanalit zyrtar. /Telegrafi/
