KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjidhet problemi i ujërave në nënkalimin e Mazgitit, nis ndërhyrja për sanimin e rrugës

Zgjidhet problemi i ujërave në nënkalimin e Mazgitit, nis ndërhyrja për sanimin e rrugës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se pas problemeve të vazhdueshme me grumbullimin e ujërave në trupin e rrugës te nënkalimi në Mazgit, kanë nisur punimet për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për këtë problem.

Sipas njoftimit, në këtë lokacion është kërkuar ndërhyrje për rregullimin e sistemit të ujërave atmosferike dhe më pas sanimin e gropave në rrugë, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Në vendngjarje është ftuar KRU “Prishtina”, e cila ka kontribuar në pastrimin e kanaleve. Pas ndërhyrjes është konstatuar se kanali atmosferik nuk ka qenë i lidhur me kolektorin, duke qenë një nga shkaqet e problemit.

Operatori ekonomik i angazhuar për sanimin e rrugës ka nisur vullnetarisht punimet për lidhjen e kanalit atmosferik me kolektorin ndërsa, pas përfundimit të kësaj faze pritet të vazhdohet me asfaltimin e pjesës së dëmtuar të rrugës.

Nga institucionet është bërë e ditur se puna po zhvillohet në koordinim me të gjitha palët përgjegjëse, me qëllim jo vetëm sanimin e dëmeve, por edhe parandalimin e problemeve të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.