Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain
    • Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?
    • Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase
    • “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës
    • Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së
    • Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën
    • Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës
    • Ministri izraelit: Presidenti sirian mbështet ISIS-in, lufta me Sirinë është çështje kohe
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 3
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » IA-ja është një flluskë që pritet të shpërthejë, por prapëseprapë do ta ndryshojë botën

    IA-ja është një flluskë që pritet të shpërthejë, por prapëseprapë do ta ndryshojë botën

    korrektpressBy korrektpressDecember 22, 2025 Inteligjenca artificiale 4 Mins Read
    IA-ja është një flluskë që pritet të shpërthejë, por prapëseprapë do ta ndryshojë botën
    IA-ja është një flluskë që pritet të shpërthejë, por prapëseprapë do ta ndryshojë botën
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Sean Thomas / The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Të gjithë mund të shohim se çfarë është duke ndodhur. Mania e investimeve është e çmendur. Kapitali po derdhet në startape me një ritëm marramendës, ndërsa spekulatorët e bindin veten se kjo teknologji marramendëse do ta riformësojë tregtinë, komunikimin dhe industrinë.

    Kompanitë e reja shpallen çdo javë, edhe pse vlerësimet në treg po shkëputen nga realiteti ekonomik. Ndërkohë, lufta për talente është e ashpër: inxhinierët me përvojë marrin paga jashtëzakonisht të larta dhe të rinjtë në të njëzetat joshen nga manjatët dhe ministrat.

    Ashiqare po flas – si të gjithë të tjerët – për bumin e inteligjencës artificiale [IA]. Apo jo? Gabim. Ajo që po përshkruaj është ajo që ndodhi në fillim të epokës së hekurudhave në Mbretërinë e Bashkuar në vitet ’40 të shekullit XIX.

    Në fillim, njëjtë si me IA-në, paratë rridhnin dhe investimet ngriheshin në qiell. Mania e hekurudhave në vitet ‘40 të shekullit XIX çoi në kalimin e rreth 270 ligjeve për hekurudhat – vetëm në vitin 1846, duke autorizuar rreth 9 500 milje të linjave të reja [afro 15 500 kilometra]. Por, nga fillimi i viteve ’50 të shekullit XIX, flluska plasi në mënyrë spektakolare. Hekurudha direkte Londër-Portsmuth u shemb pa shtruar asnjë milje të vetme me shina.

    Hekurudha e Londrës dhe Jorkut, përkundër planeve madhështore, u shkri përpara se të përfundonte itinerarin e saj. Ndërmarrje të panumërta më të vogla u zhdukën në mjegullën e zezë viktoriane, duke lënë aksionarët pa asgjë.

    E, megjithatë, nga kjo rrëmujë dolën kompanitë që do të përcaktonin epokën: Hekurudha e Madhe Perëndimore [Great Western Railway] e ndërtuar nga Bruneli, mbijetoi dhe lulëzoi. Hekurudha e Londrës dhe Veriperëndimit [London and North Western Railway] u rrit në kompaninë më të madhe aksionare në botë. Dhe, pastaj hekurudhat u përhapën në gjithë globin, duke lidhur brigjet e ShBA-së dhe Kanadasë, duke bashkuar Indinë, duke e bërë të mundur të udhëtohej nga Vladivostoku në Vjenë për disa ditë, jo muaj. Dhe, njerëzimi ndryshoi.

    Analogjia nuk është çudi. Pse? Sepse kështu ndodh pothuajse me çdo përparim të madh teknologjik në historinë e njerëzimit. Në fakt, kjo sekuencë – investime të mëdha të ndjekura nga një paqëndrueshmëri ekstreme dhe më pas një kolaps i tmerrshëm (për disa) – është aq e parashikueshme saqë pothuajse është tregues se diçka vërtet transformuese po ndodh.

    Dëshiron më shumë fakte bindëse? Ja një përshkrim i përafërt i asaj që ndodhi kur elektriciteti erdhi në vitet ‘80 dhe ’90 të shekullit XIX. Fillimisht, investitorët e etur nxituan për të financuar kompani të ndriçimit elektrik. Vetëm në Amerikë, mbi gjashtë mijë kompani të vogla elektrike u krijuan brenda pak vitesh. Aksionet e sipërmarrjeve elektrike u bënë yje të Uoll-Stritit [Wall Street].

    Dhe, pastaj flluska pëlciti dhe tronditja ishte e pamëshirshme. “Lufta e rrymave” mes DC-së së [Thomas] Edisonit dhe AC-së së [George] Westinghouseit bëri që dhjetëra kompani më të vogla të shkatërroheshin nga gjigandët. Në prag të shekullit të ri, vetëm pak mbijetues – General Electric, Westinghouse, Siemens – dominonin skenën. Kufomat e dështimeve mbulonin fushëbetejën ekonomike.

    Të gjitha këto, pa dyshim, ishin të dhimbshme. Por, elektriciteti? Ai transformoi qytetet, shtëpitë, transportin, industrinë – dhe na çoi te frigoriferi, radioja, televizori, kompjuteri dhe interneti. Sa i përket flluskave, pëlcitjeve ose pasojave, ato ishin mjaft të mira për njerëzimin.

    Mund të vazhdoj fare lehtë, sepse e njëjta gjë ndodhi me ardhjen e internetit (e mban mend krizën dot.com?), me ardhjen e motorit me djegie të brendshme dhe, ndoshta, me shpikjen e shtypshkronjës. Në fakt, ndonjëherë pyes veten nëse njerëzit kanë qenë gjithmonë kështu me teknologjitë e reja të çmendura që nga fillimi i kohërave. Për shembull, më pëlqen të imagjinoj se si ka qenë atmosfera kur zjarri erdhi. A ka pasur “skeptikë të zjarrit” në “Gazetën Neolitike” që kritikonin këtë modë të re pa shije?

    Mund të imagjinoj si mund të kenë qenë artikujt e tyre. “Entuziazmi fillestar është ftohur pasi Korporata Fërkimi i Shkopinjve [Rubbing Sticks Together Inc] dha një vlerësim prej dyzet çatallesh mamuthi”. “Analistët ankohen se modeli i biznesit mbështetet së tepërmi në shkëndija dhe ndjesi”. “‘Po, është i ngrohtë’, pranon një kritik, ‘por, vetëm në aspektin lokal dhe vetëm nëse ulesh shumë pranë tij’”.

    Përfundimi? Është me rëndësi të bëhet dallimi midis ngjarjes së përkohshme – flluskës – dhe ndryshimit epokal: teknologjisë. Shumë komentues i ngatërrojnë këto dy dhe për këtë arsye mendojnë se gjithë IA-ja është marrëzi e mbivlerësuar. Para disa ditësh pashë një gazetar që pohonte për IA-në se teknologjia që na ishte premtuar se do të bënte gjithçka, “në fakt nuk di të bëjë asgjë”.

    Vërtet? “Nuk di të bëjë asgjë”? Provoje t’ua thuash këtë përkthyesve: IA-ja ka përpirë industrinë e tyre, sepse ka zotëruar të gjitha gjuhët. Dhe, IA-ja do të zgjerohet vetëm më tej – edhe pse ne njerëzit do të vazhdojmë, përgjithmonë, të fryjmë flluskat. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Dramaturgu i cili ka parë të ardhmen që nuk është njerëzore

    “Aksident me aeroplan në Finlandë” – foto e rreme e krijuar me inteligjencë artificiale shqetëson zviceranët

    TikTok, AI dhe gjurmë ruse – si përpiqeshin video viralë të nxjerrin një vend anëtar jashtë BE-së

    Seria Galaxy S26 do të ofrojë inteligjencë artificiale të përmirësuar në pajisje

    Polonia i kërkon Brukselit të hetojë TikTok për përmbajtjen e gjeneruar nga inteligjenca artificiale

    Meta vazhdon “zgjerimin e Inteligjencës Artificiale”, blen një startup nga Singapori për mbi 2 miliardë dollarë

    ChatGPT, Gemini, Grok dhe të tjerë, cilat vende përdorin më shumë mjete të AI-së gjeneruese në të gjithë Evropën?

    LEXO GJITHASHTU

    U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain

    January 3, 2026

    Përballja e qytetarëve me regjimin iranian – pse protestat e sotme nuk ngjajnë me ato të mëparshme?

    January 2, 2026

    Operacioni i mençur i Ukrainës që turpëroi Rusinë – shikoni se si forcat ruse u mashtruan nga ushtria ukrainase

    January 2, 2026

    “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Numërohen 98.55% e votave, ndryshim në dy mandatet e fundit të LVV-së

    January 2, 2026

    Armando Broja: Lumturohem kur shënoj, jam më i fortë e më i shpejtë se në të kaluarën

    January 2, 2026

    Rama do të vendos taksë për të gjitha automjetet që nuk janë të Prishtinës

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.