KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale

Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale

Lionel Messi e përjetoi një tjetër finale të madhe me fanellën e Argjentinës, por kësaj radhe nuk arriti ta mbyllte me trofe.

Kapiteni i “Albiceleste” luajti si titullar në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes, përfshirë edhe kohën shtesë. Megjithatë, Argjentina u mposht dhe humbi mundësinë për të mbrojtur titullin e fituar katër vite më parë.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqyarit, zhgënjimi i Messit ishte i dukshëm. Ylli argjentinas u shtri për disa çaste në barin e stadiumit, i dëshpëruar pas humbjes në finalen e tretë të Kupës së Botës në karrierën e tij.

Megjithatë, sapo u ngrit, Messi tregoi edhe një herë klasin e tij.

Kapiteni argjentinas iu afrua talentit spanjoll Lamine Yamal dhe e përgëzoi për triumfin, duke e përshëndetur me respekt pas ndeshjes.

Gjesti i Messit u vlerësua nga të pranishmit në stadium dhe në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë sportivitetin e tij, pavarësisht zhgënjimit për humbjen në ndeshjen më të rëndësishme të turneut. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.