KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappe zbulon emrin e lojtarit për të cilin është i bindur se do të shënojë në finale

Mbappe zbulon emrin e lojtarit për të cilin është i bindur se do të shënojë në finale

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi, do t’i shënojë gol Spanjës në finale.

Spanja dhe Argjentina, takohen sonte në aktin finale të Kupës së Botës, për trofeun e çmueshëm, të cilin Franca dhe Anglia nuk e arritën, duke u ndaluar në gjysmëfinale.

“Messi do ë shënojë gol. Ai shënon gjithmonë”, deklaroi sulmues francez.

Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë dhe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botëror.

Në këtë Kampionat Botëror, ylli francez i ka 10 gola, dy më shumë se argjentinasi Lionel Messi.

Në përgjithësi, Mbappe i ka 22 gola në Kampionate, që është rekord. Këta 22 gola i ka shënuar në 22 paraqitje.

I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore.

“Do të preferoja të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe thjesht të luaja në finale”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.