KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

​Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

​Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa përplasja ka qenë e fortë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat u kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shkruan Euronews Albania.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.