KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrabandë me pije nga Serbia në Kosovë, policia arreston një person në Zubin Potok

Kontrabandë me pije nga Serbia në Kosovë, policia arreston një person në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku është arrestuar një person dhe janë sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 03:38, në fshatin Bube të Zubin Potokut. Gjatë patrullimit, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk i janë bindur urdhrave për ndalim.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare në përputhje me autorizimet ligjore, ndërsa nga intervenimi nuk ka pasur persona të lënduar.

Si rezultat i operacionit, është ndaluar një automjet i tipit VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara se janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojë angazhimin në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.