KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik

74 aksidente për 24 orë në Kosovë, mbi 2 mijë gjoba për shkelje në trafik

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 74 aksidente trafiku, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës.

Prej tyre, 28 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 46 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,096 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.