KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky reagon pas sulmit në Rusi, publikon pamjet e goditjes së depove logjistike

Zelensky reagon pas sulmit në Rusi, publikon pamjet e goditjes së depove logjistike

Ukraina kreu sulme në shkallë të gjerë në Rusinë qendrore gjatë natës, duke synuar një numër deposh dhe një objekt nafte, sipas Kievit dhe autoriteteve lokale ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kishin goditur dy objekte logjistike “të mëdha” në rajonet e Moskës dhe Tambovit, si pjesë e “sanksioneve afatgjata” të Kievit kundër Rusisë.

“Agresori i përdori ata për të furnizuar komponentë të sanksionuar për prodhimin e dronëve dhe pajisjet e navigimit”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetës sociale, duke shtuar se u godit edhe një objekt nafte.

Dy depo që i përkisnin shitësit me pakicë online rus Wildberries u shënjestruan në sulme, sipas Tatyana Kim, themelueses së kompanisë.

Pamjet që qarkullojnë tregojnë një zjarr të madh në vendin e një sulmi.

Nga ana e saj, Rusia ka synuar vazhdimisht objektet logjistike të Ukrainës, duke përfshirë

Ukraina ka shtuar sulmet e saj me rreze të gjatë veprimi ndaj vendeve industriale dhe energjetike ruse në muajt e fundit, duke synuar veçanërisht objektet e naftës, siç janë rafineritë dhe depot.

Sulmet e Ukrainës kanë çuar në një krizë karburanti në pjesë të mëdha të Rusisë dhe territoreve të pushtuara nga Rusia, me shumë vendas që përballen me mungesa të karburantit dhe rritje të çmimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.