Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të temperaturave sot do të ndalohet qarkullimi i mjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, në intervalin kohor 11:00 – 17:30.
Sipas njoftimit, ndalimi hyn në fuqi kur temperatura e parashikuar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës (IMK) arrin 32°C ose më shumë.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm automjetet e organeve të sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Autoritetet u bëjnë thirrje transportuesve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë këtë masë dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.
Ndryshe, qarkullimi lejohet në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, pasi për këto kategori rrugësh nuk janë plotësuar kushtet për zbatimin e kufizimeve sipas vendimit në fuqi.
“Ju lutemi respektoni kufizimet dhe planifikoni qarkullimin në përputhje me këtë vendim”, thuhet tutje. /Telegrafi/
