KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, dy persona marrin ndihmë mjekësore

Aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”, dy persona marrin ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën “Arbër Xhaferi”, saktësisht në fshatin Babush, ku si pasojë dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada ‘Arbër Xhaferi’), se në aksident janë përfshirë dy automjete”, tha Krasniqi.

Tutje zëdhënësi i Policisë tha se si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me procedurat në vendngjarje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.