KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

U mbajt mbrëmja “Nexhmije Pagarusha”, për herë të parë në Ferizaj

U mbajt mbrëmja “Nexhmije Pagarusha”, për herë të parë në Ferizaj

Mbrëmja artistike kushtuar ikonës së muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha, është mbajtur për herë të parë në Ferizaj në kuadër të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival.

Në sheshin “Adem Jashari”, publiku në Ferizaj ka ndjekur interpretimet e artistëve Alma Bektashi, Malvina Likaj, Samir Shehu dhe Liridon Sadriu, të shoqëruar nga Pagarusha Band, nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit.

Programi i mbrëmjes ka sjellë disa nga këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës, ndërsa publiku është bërë pjesë e atmosferës duke iu bashkuar artistëve në interpretimin e disa prej këngëve të repertorit të saj.

Pas Prishtinës dhe Ferizajt, “Mbrëmja Nexhmije Pagarusha” do të prezantohet për herë të parë edhe në Istog, ku koncerti do të mbahet më 18 korrik, në orën 20:00, në Parkun e Qytetit.

Kjo mbrëmje është pjesë e programit të edicionit të gjashtë të Rame Lahaj International Opera Festival, i cili këtë vit zhvillohet nën moton “Play Music, Not War”. Aktivitetet e festivalit janë të hapura dhe falas për publikun, me përjashtim të Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, e cila do të mbahet më 29 korrik. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.