KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të ndryshme

Inspektohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi në Gjakovë, evidentohen shkelje të ndryshme

Njësitë policore në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin e Punës dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar një aksion inspektues në 29 auto-parkingje në territorin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh, qëllimi i aksionit ishte parandalimi, zbulimi dhe hetimi i veprës penale “Shmangie nga tatimi”.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme, për të cilat kanë ndërmarrë veprime agjencitë kompetente ligjzbatuese, në përputhje me përgjegjësitë e tyre.

Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat hetimore dhe veprimet e mëtejshme ligjore lidhur me dyshimet për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.