Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë intervenimet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes janë në teren duke realizuar punime në disa lokacione, në rrjetin e ujësjellësit: Rr. “Agim Ramadani Katana, ”Rr. “Blerim Durmishi”Rr, “Muhaxhirët”, Fshati Zasellë, Fshati Koshtovë dhe Fshati Frashër.
Ndërsa, punimet në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Ali Pashë Tepelena”, Rr. “Dan Doroci”Rr, “Xhon Buzuku”Rr, “Arnold Harf”Fshati Tunel i Parë dhe Fshati Rahovë.
Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.
“Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj” thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
