KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Situata në deponinë e Sfërkës, KRM “Ambienti” del me njofim

Situata në deponinë e Sfërkës, KRM “Ambienti” del me njofim

KRM “Ambienti” ka njoftuar se ekipet janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës në deponinë e mbeturinave në Sfërkë, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me gjendjen atje.

Sipas njoftimit, çdo vatër zjarri po lokalizohet dhe po trajtohet menjëherë, ndërsa paralelisht po vazhdon mbulimi i zonave me dhe, me qëllim të parandalimit të riaktivizimit të zjarreve dhe stabilizimit të plotë të situatës.

Në njoftim thuhet se kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjithë deponisë, është kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje urgjente nga institucionet lokale dhe qendrore, për sigurimin e dheut, makinerive dhe mjeteve të tjera të nevojshme për përshpejtimin e procesit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

KRM “Ambienti” u ka bërë thirrje organizatave, subjekteve politike dhe qytetarëve që të mos e përdorin situatën për qëllime politike, duke theksuar se aktualisht prioritet duhet të jetë bashkëpunimi dhe angazhimi për tejkalimin e gjendjes.

Lidhur me pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, në njoftim sqarohet se fenomeni i dukshëm në zonë është mjegull, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të mos krijojnë panik dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.