KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë njofton për krijimin e këndit për fëmijë në Drejtorinë për Administratë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë njofton për krijimin e këndit për fëmijë në Drejtorinë për Administratë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, ka njoftuar se në Drejtorinë për Administratë është krijuar një kënd i dedikuar për fëmijë, me qëllim që më të vegjlit ta kalojnë kohën e pritjes në një ambient të përshtatshëm, derisa prindërit e tyre marrin shërbimet komunale.

Sipas kryetarit Idrizi, kjo synon përpjekjen për modernizimin e administratës komunale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

“Ky është një tjetër hap në përkushtimin tonë për modernizimin e administratës komunale, me synimin që qytetarët të marrin shërbime më të shpejta, më efikase dhe në një mjedis sa më funksional e mikpritës. Vazhdojmë të krijojmë ambiente më miqësore, më të qasshme dhe më pranë çdo qytetari të Vushtrrisë”, ka deklaruar Idrizi.

Këndi për fëmijë është krijuar për t’u ofruar familjeve një ambient më komod gjatë pritjes për shërbime administrative, duke synuar një përvojë më të mirë për qytetarët që frekuentojnë komunën. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.