KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHBA kufizon kohëzgjatjen e qëndrimit për studentët dhe gazetarët e huaj

SHBA kufizon kohëzgjatjen e qëndrimit për studentët dhe gazetarët e huaj

Qeveria amerikane ka vendosur të shkurtojë kohëzgjatjen e qëndrimit të studentëve dhe gazetarëve të huaj në Shtetet e Bashkuara, sipas një dokumenti qeveritar të publikuar sot.

Ky është një hap i ri në kuadër të politikës shumë kufizuese të imigracionit nga administrata aktuale.

Sipas rregullave të reja, të cilat pritet të hyjnë në fuqi brenda dy muajsh nëse miratohen përmes Kongresit, shtetasve të huaj me viza studentore nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në territorin amerikan më shumë se katër vjet.

Për gazetarët e huaj, qëndrimi do të kufizohet në maksimum 240 ditë, ose rreth tetë muaj, me mundësi që të paraqesin kërkesë për zgjatje për periudha me kohëzgjatje të njëjtë.

Për gazetarët nga Kina do të zbatohet një regjim edhe më i rreptë, pasi vizat e tyre do të kufizohen në vetëm 90 ditë, shkruan reuters.

Deri tani, SHBA-ja u lëshonte studentëve viza për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve të tyre, ndërsa gazetarëve u lejonte qëndrimin deri në pesë vjet, shkruan agjencia France Presse.

Masa e re, të cilën qeveria amerikane e kishte propozuar që vitin e kaluar, do të prekë gazetarët e akredituar të qindra mediave të huaja në Shtetet e Bashkuara.

Shumë media ndërkombëtare kanë paralajmëruar përmes një letre të hapur se ky vendim do të “zvogëlonte shtrirjen dhe cilësinë e raportimit” për ngjarjet aktuale në SHBA. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.