KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Madhështia e Messit, u kërkon tifozëve të këndojnë për gjithë ekipin dhe jo vetëm për të pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës

Madhështia e Messit, u kërkon tifozëve të këndojnë për gjithë ekipin dhe jo vetëm për të pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës

Lionel Messi edhe një herë demonstroi madhështinë dhe lidershipin e tij absolut te kombëtarja e Argjentinës pas kualifikimit në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Argjentina mori një fitore të madhe me rikthim 2-1 në gjysmëfinale ndaj Anglisë, ku akteri kryesor përsëri ishte Messi me dy asistimet e tij për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.

Megjithatë, pas ndeshjes, Messi tregoi edhe njëherë madhështinë e tij pas ndeshjes.

Ai u kërkoi tifozëve argjentinas të ndalonin së brohorituri emrin e tij dhe të këndonin për të gjithë skuadrën mes festimeve euforike pas kualifikimit për në finalen e Kupës së Botës 2026.

Ndërsa tribunat e stadiumit dridheshin në unison me këngën klasike “Messi, Messi”, kapiteni i Albicelestes iu përgjigj menjëherë me gjeste drejt turmës, duke kërkuar që njohja të ishte për të gjithë grupin e lojtarëve.

Gjesti i numrit 10 u vlerësua nga tifozët si një shembull i përsosur i rolit të tij si udhëheqësi shpirtëror i ekipit.

Argjentina do të luajë kundër Spanjës në finalen e Kupës së Botës të dielën, më 19 korrik nga ora 21:00 në MetLife Stadium. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.