Takimi i fundit mes Princit Harry dhe Mbretit Charles III në Highgrove House ka ngjallur interes të madh, jo vetëm për vetë takimin, por edhe për simbolikën e vendit ku u zhvillua.
Highgrove është shtëpia familjare ku Harry dhe Princi William kaluan një pjesë të fëmijërisë së tyre me nënën, Princeshën Diana.
Sipas burimeve të cituara nga mediat britanike, takimi mes Harryt dhe babait të tij nuk ka sjellë ndonjë përmirësim në marrëdhëniet me Princin William.
Princi Harry dhe Mbreti Charles
Dy vëllezërit vazhdojnë të mos kenë kontakt dhe raporti i tyre mbetet i tensionuar.
Burimet thonë se William nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj vëllait të tij dhe nuk është i gatshëm të rindërtojë marrëdhënien, pasi beson se besimi brenda familjes mbretërore ende nuk është rikthyer.
Nga ana tjetër thuhet se William e kupton dëshirën e Mbretit Charles, i cili po trajtohet për kancer, për të kaluar kohë me djalin e tij më të vogël dhe nipërit.
Pallati Buckingham konfirmoi se Charles dhe Mbretëresha Camilla pritën Harryn, Meghan Markle dhe fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.
Kjo ishte hera e parë pas katër vitesh që mbreti u takua me nipërit e tij.
Fotografi nga takimi nuk janë publikuar, derisa gjatë vizitës së Harryt në Britaninë e Madhe, Princi William zhvilloi angazhime të ndara publike, duke mos marrë pjesë në këtë takim familjar. /Telegrafi/
