Pas paraqitjes së Greta Kazazit në rubrikën “Kaq” të emisionit “Top Arena”, ku u intervistua nga Brikena Selmani, në rrjetet sociale kanë nisur reagime që lidhen me ish-banorët e Big Brother VIP.
Gjatë bisedës, Brikena riktheu në vëmendje një moment nga koha e reality shout, duke përmendur disa video ku Greta, Shëndriti, Selin dhe Gimbo diskutonin për të.
Ajo e pyeti Gretën nëse sot, pas përfundimit të formatit, vazhdojnë të flasin për të.
Greta zgjodhi të japë një përgjigje të qetë, duke theksuar se secili tashmë është përqendruar te projektet dhe angazhimet e veta.
Ajo shtoi se ruan respekt për Brikenën dhe për të gjithë ish-banorët, duke nënvizuar se loja i përket së shkuarës.
Megjithatë, pak pas transmetimit të intervistës, Selin publikoi një postim në Instagram që tërhoqi vëmendje.
Ajo shpërndau një shkrim që trajtonte çrregullimin e personalitetit narcisist dhe mënyrën se si mund të përballohet një person me këtë çrregullim.
Postimi u shoqërua edhe me një koment ironik nga Selin: “Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV, mi nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi”.
Edhe pse Selin nuk përmendi emra, fakti që reagimi erdhi menjëherë pas intervistës bëri që shumë ndjekës ta interpretonin si një mesazh të drejtuar ndaj Brikenës. /Telegrafi/
