KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Lionel Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Lionel Messi flet për përballjen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës

Lionel Messi frymëzoi një rikthim sensacional për Argjentinën në fitoren 2-1 kundër Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke dhënë dy asistime për Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.

Argjentina siguroi finalen e dytë radhazi në Kupën e Botës, ku do të ndeshen me Spanjën, të dielën, më 19 korrik nga ora 21:00 në “MetLife Stadium”.

Përpara finales së madhe kundër Spanjës, Messi lëvdoi dominimin e kombëtares La Roja, stilin e tyre të lojës dhe kontingjentin e Barcelonës.

“Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm me lojtarë të shkëlqyer dhe një stil të shkëlqyer loje – një ekip që e njoh mirë”, ka thënë fillimisht ikona argjentinase.

“Është një filozofi futbolli; ata kanë luajtur në këtë mënyrë për shumë vite dhe unë i njoh lojtarët”.

“Gjithashtu i njoh lojtarët. Jam përballur me shumë prej tyre më parë dhe ende i ndjek”.

“Disa luajnë për Barçën, një klub që e kam dashur gjithmonë dhe vazhdoj ta ndjek. Do të jetë një ndeshje e veçantë, shumë e barabartë”, përfundoi Messi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.