KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët se nga sot duke filluar nga ora 9:00 do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, konsumatorët e rrugëve “Naim Beka”, “Brahim Ademi” dhe konsumatorët e fshatit Muhovc do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
“Furnizimi me ujë për konsumatorët e këtyre rrugëve do të rikthehet me fillim nga ora 16:00”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
