KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dyshimi për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit – rasti nën hetim

Dyshimi për helmim në Han të Elezit, intervistohet pronari i lokalit – rasti nën hetim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 15.07.2026 është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një mashkull kosovar, lidhur me dyshimet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, disa persona kanë pësuar helmim.

Pas raportimit të rastit, i dyshuari është intervistuar në stacionin policor, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale.

“Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.