Argjentina është kualifikuar në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në një gjysmëfinale dramatike të zhvilluar në Atlanta.
Kampionët në fuqi përmbysën rezultatin dhe siguruan për të dytën herë radhazi një vend në finalen e Botërorit, ku të dielën do të përballen me Spanjën në stadiumin MetLife në New Jersey.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk e fshehu emocionin për arritjen e skuadrës së tij.
“Jam shumë i lumtur për këtë. Fanella e Argjentinës meriton të sakrifikohet për çdo pikë djerse të fundit. Është e pamundur të përshkruaj atë që ndiej në këtë moment, veçanërisht për njerëzit që kanë mundësinë të festojnë diçka kaq të madhe”, deklaroi Scaloni.
Tekniku argjentinas theksoi se skuadra ende nuk e ka kuptuar plotësisht madhështinë e asaj që ka arritur, por tani fokusi është vetëm te finalja.
“Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë. Do të përpiqemi ta fitojmë titullin për herë të dytë”, shtoi ai.
Argjentina do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar katër vjet më parë, ndërsa përballë do të ketë Spanjën në finalen e madhe që zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 21:00. /Telegrafi/
