Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2-1 pas një përmbysjeje dramatike në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.
Kampionët në fuqi do të përballen me Spanjën në finalen e madhe, pasi “Furia e Kuqe” eliminoi Francën me rezultat 2-0.
Golat në këtë takim për Argjentinën i realizuan Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, për të kompletuar përmbysjen fantastike.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Lionel Messi, i cili u vlerësua nga Sofascore me notën 8.0 pas dy super asistimeve.
Lojtarë të tjerë të dalluar me nota pozitive te Argjentina ishin gjithashtu edhe Enzo Fernandez (7.7), Leandro Paredes (7.3) si dhe me Lautaro Martinez (7.3).
Te Anglia në anën tjetër lojtari me notën më të lartë ishte Elliot Anderson (7.2) ndërsa me nota kaluese u vlerësuan edhe Declan Rice dhe Morgan Rogers (7.1.).
Dështimi i ndeshjes në këtë gjysmëfinale ishte qendërmbrojtësi anglez Dan Burn, që u vlerësua me notën 5.9.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave:
