Argjentina ka realizuar një përmbysje dramatike ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke kaluar në epërsi 2-1 në minutën e 90+2.
Pasi barazoi shifrat në minutën e 85-të me Enzo Fernández, i cili shfrytëzoi një asistim të Lionel Messit dhe realizoi me një goditje të saktë nga buzë zonës, “Albicelestët” nuk u ndalën me kaq.
Në minutën e dytë shtesë, Messi dhuroi edhe asistimin e dytë të mbrëmjes.
Kapiteni argjentinas harkoi në mënyrë perfekte në zonë, aty ku Lautaro Martínez u shkëput nga mbrojtja angleze dhe me një goditje të lehtë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-1.
Pak sekonda para golit të fitores së përkohshme, Alexis Mac Allister kishte qenë shumë pranë përmbysjes, por goditja e tij e fuqishme u përplas në pjesën e jashtme të shtyllës së djathtë.
Argjentina ka goditur në momentet vendimtare të sfidës dhe tani ndodhet vetëm pak minuta larg finales së madhe të Kupës së Botës. /Telegrafi/
