KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

Deklarata e Ramës për Kosovën ‘nervozon’ Beogradin, Vuçiq: Realiteti nuk është i lehtë për ne

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Serbia duhet ta pranojë realitetin se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews, Rama deklaroi se Serbia mban përgjegjësinë kryesore për ngërçin në dialogun me Kosovën, pasi, sipas tij, ende nuk është e gatshme të pranojë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme të pranojë realitetin, dhe realiteti ka ndryshuar. Nuk ka më diçka që quhet ‘Kosovë dhe Metohi’, ekziston Republika e Kosovës”, u shpreh Rama.

I pyetur për këtë deklaratë, Vuçiq tha se realiteti për Serbinë nuk është i lehtë, por shtoi se nuk pajtohet me vlerësimin e Ramës.

“Dëgjova se Edi Rama tha se duhet ta pranojmë realitetin, se nuk ka më Kosovë dhe Metohi. Realiteti nuk është i lehtë për ne, por nuk jam i sigurt se është aq rozë sa mendon Edi Rama”, deklaroi Vuçiq.

Presidenti serb shtoi se shpreson që çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Nuk e di çfarë do të sjellë koha dhe si do t’i zhvillojë gjërat, por shpresoj vetëm që do t’i zgjidhim ato në mënyrë paqësore, përmes dialogut dhe kompromiseve”, përfundoi Vuçiq./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.